AlbanianCorner Online Store

AlbanianCorner Online Store
AlbanianCorner

Wednesday, October 24, 2012

Albania Corner Blog:

Albania Corner Blog: <!-- DESIGNER TEMPLATE: CouponPostcardBlue --><!-...: Albanian Corner Online Store ...

 

 

 

ALBANIA 2012 UPU FDC

 

 

 

 

VISIT US ALSO ON DELCAMPE

 

NEW ISSUES ALBANIA 2012 stamps 

Follow Us

 

 
Email: SALES@ALBANIANCORNER.COM

 

Company Info

ALBANIAN CORNER ONLINE STORE
ALBANIANCORNER.COM/PRESTA

 


Friday, September 28, 2012

ALBANIA EUROPA CEPT 2012 STAMPS


<!-- DESIGNER TEMPLATE: CouponPostcardBlue



VISIT US ALSO ON DELCAMPE

Follow Us

 
Email: SALES@ALBANIANCORNER.COM

Company Info
ALBANIAN CORNER ONLINE STORE
ALBANIANCORNER.COM/PRESTA



This message was sent to elviscenko@gmail.com from:
elvis cenka | 4318 Express Lane, Suite L4243 | Sarasota, FL 34238
Email Marketing by iContact - Try It Free!
Manage Your Subscription
-->

Tuesday, November 8, 2011

Biografi Enver Hoxha nga Blendi Fevziu - rekord shitjesh




Nese do te shkoni ne librarite e Tiranes dhe do te kerkoni Librin e fundit te Blendi Fevziut  Enver Hoxha - e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën, do te konsideroheni disi te pafat pasi te gjitha kopjet jane shitur. Si kurre me pare Blendi Fevziu ne pak dite ka prekur me shume se 5.000 lexues te cilet tashme e kane librin e tij ne duar dhe kerkesa vazhdon. Neser pritet te shtypen edhe 10.000 kopje te tjera per lexuesit shqiptar brenda dhe jashte vendit. te cilet kane treguar nje interes te jashtezakonshem. Cfare e ben kete liber te vecante? Se pari, mendoj se koha ne te cilen kjo biografi per diktatorin me te madh te bllokut lindor pas Stalinit ate te Enver Hoxhes i vjen lexuesit shqiptar eshte koha e duhur. Kane kaluar me shume se 25 vjet nga vdekja e diktatorit dhe ne kete kohe jane ata qe linden ne kohen e tij dhe kaluan vite te shumta nen ate regjim, jane ata te cilet e njohen fare pak ne librat e leximit, jane dhe ata qe e kane degjuar vetem si emer por nuk dine asgje rreth kesaj figure. Per ata qe u rriten nen regjimin komunist dhe adhuruan, mitizuan liderin e tyre, eshte e para here qe e shohin idhullin e tyre te demitizuar. te zhvezhur nga cdo lloj shenjterie, ai eshte nje njeri ne te cilin nuk banon asgje hyjnore. Nje natyre njerezore gjakatare maskuar dhe trukuar me kujdes nga njerezit e propagandes. Edhe ithtarin me te larte te Enver Hoxhes ky liber e ben te reflektoje sadopak dhe te distancohet disi nga veprimet e liga qe mbillnin ngado vdekjen ne 50 vjetet e sundimit te tij. 
Po kuriozitet per kete liber kane edhe ata si puna ime qe e njohem fare pak. Une isha ne klasen e pare kur vdiq diktatori dhe megjithese doja shume te qaja sic benin te gjithe nuk e bera dot. Ishte shume larg meje dhe nuk e kuptoja realisht "gjemen" qe e kishte gjetur Shqiperine e gjore. Per mua ky liber eshte nje menyre per te kuptuar jeten e prinderve te mi, friken perzjere me mashtrimin e madh ndoshta me te madhin qe eshte perjetuar ndonjehere nga vendi im. Eshte nje deshmi per mos te lejuar te ndodhe serish.
Per te rinjte eshte nje trend. Te rinjte te cilet e kane degjuar emrin e Enver Hoxhes permes mediave apo permes ndonje veterani kane interes per kete liber pasi si te gjithe te rinjte duan te shkojne kunder rrymes se dy brezave qe permenda me siper. Per ta te shihen me librin rreth Enver Hoxhes ne duar do ishte snobizem. Nje medyshje ku shprehet mllefi dhe habia Per ta pa dashje Z. Fevziu mitizon serish Enverin.
Elvis Cenka

Friday, November 4, 2011

Enver Hoxha - e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën Blendi Fevziu







Blendi Fevziu
UET Press
Year: 2011

ISBN: 978-99956-39-35-1



UET Press
2011
ISBN: 978-99956-39-35-1

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas.

Pas viteve 90', dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke u nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë  apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë? Pothuajse ashkush nuk pati kthjelltësinë të kuptonte se e gjitha kjo kishte pak rëndësi. Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste, shfrytëzoi problemet dhe grindjet në gjirin e saj, lëvizi me talent spikatës mes liderëve të zhurmshëm të kohës, u ngjalli atyre besim, iu imponua, doli në krye dhe, më pas, i eleminoi një nga një.